“Ju kosovarët keni mbetur me paranoja, disa prej jush i kanë lënë serbët kot gjallë”, Vesa Luma reagon e shokuar pas mesazhit të ndjekësit

0
786
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Si çdo vit tjetër edhe këtë vit Festa e Birrës në Korçë do të mbahet nga data 18-22 gusht. Mes pjesëmarrësve të shumtë të cilët do të performojnë në këto net, bie në sy se do të jetë edhe këngëtari serb, Goran Bregovic.

Ky lajm është konfirmuar nga vetë organizatorët e festivalit, të cilët e konsiderojnë Bregovic si të ftuar special të natës finale.

“Veç artistëve shqiptarë, DJ dhe grupeve më të njohura muzikore në Shqipëri, atmosfera do të kulmojë në natën finale me performancën e këngëtarit Goran Bregovic”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Mirëpo, ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga shqiptarët e Kosovës, të cilët e konsiderojnë Goran Bregovic si një nga artistët që ka frymëzuar masakrat e serbëve kundër Kosovës.

Bregovic ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë sidomos me këngën “Kalashnikov”.

Në lidhje me këtë lajm i cili u dha nga mediat kosovare ka reaguar dhe këngëtarja, Vesa Luma. Duke mos e besuar këtë lajm, Besa shkruan se: Jam e binur që është një dezinformatë.

Pas këtij postimi këngëtarja ka marrë dhjetra mesazhe dhe një prej tyre i ardhur nga Shqipëria e ka lënë pa fjalë.

Personi në fjalë i shkruan se shqiptarët e Kosovës duhet ta harrojnë luftën dhe tashmë të bëjnë paqe me serbët. Ajo çka e ka revoltuar këngëtaren është se ndjekësi shprehet se serbët duhet të kishin vrarë më shumë shqiptarë të Kosovës.

“Pse mos të jetë i ftuar, ju kosovarët kanë ngel me paranoja, pas luftës vjen paqja. Ju edhe pse lufta ka mbaru ju zien gjaku për urrejtje, aman se ca kosovarë që kam njohur i kanë lënë serbët kot gjallë”, shkruan ndjekësi.

Vesa e ka ndarë këtë mesazh me të gjithë dhe përkrah shkruan: “Si ka mundësi që më vijnë qindra mesazhe si kjo… a është e mundur? Jam totalisht në shok…”.

 

 

Zjarr Tv Ad