Partia Demokratike e Kukësit denoncon: Depoja e ujit në Novosej në gjendje mizerabël

0
141
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike në Kukës, Arif Rexhmati ka denoncuar ditën e sotme gjendjen mizerabël të depos së ujit në fshatin Novosej të Kukësit.

Rexhmati denoncon në Facebook administrimin e papërgjeshëm të UK Kukës, duke shpërndarë madje një foto të depos së ujit, që sipas tij është e ‘oushtuar’ nga minjtë.

“Zot ruaj shqiptaret! Pa uje, kur temperatura shenon 40°C! Ne kohe pandemie kur ne spitalin e Kukesit nuk gjen as mjek, as ilaçe, apo sherbim , banoreve u shtohet barra e mungeses se sherbimeve te pushtetit lokal!

Fotoja tregon gjendjen e depos se ujit ne fshatin Novosej, Kukes!
Administrimi i papergjegjshem nga UK Kukes sh.a. me 100% aksione te Bashkise Kukes , rrezikon seriozisht shendetin e njerezve!“, shkruan Arif Rexhmati.

Zjarr Tv Ad