Ambasada Holandeze në Tiranë ka reaguar për situatën e zjarreve në vendin tonë, duke thënë se iu përgjigjën në kohë autoriteteve shqiptare për ndihmën që i kërkuan BE-së për të luftuar zjarret.
Përmes një postimi në Facebook, ambasada bën me dije se do të sjellin dy helikopterë Chinook në Shqipëri të pajisur me kontenitorë të veçantë që mund të lëshojnë 10 mijë litra ujë për shuarjen e zjarreve.
Helikopterët Chinooks, së bashku me 47 ushtarakë holandezë, pritet të mbërrijnë këtë të premte, ndërsa operacionet do të fillojnë ditën e nesërme.
Postimi i plotë i ambasadës holandeze:
Autoritetet shqiptare i kanë kërkuar BE -së dhe vendeve anëtare që të ndihmojnë në luftën kundër zjarreve, që po përhapen aktualisht në jug të Shqipërisë. Si përgjigje, Holanda ka vendosur të mbështesë Shqipërinë duke dërguar dy helikopterë Chinook.
Chinook-ët janë të pajisur me kontenitorë të veçantë që mund të lëshojnë 10 mijë litra ujë për shuarjen e zjarreve dhe janë në gjendje të arrijnë në vende të vështira. Për Holandën është e rëndësishme të punohet krah për krah me autoritetet Shqipëtare për të mbrojtur njerëzit, si dhe parqet kombëtare unike. Helikopterët Chinooks, së bashku me 47 ushtarakë holandezë, do të mbërrijnë këtë të premte ndërsa do të fillojnë operacionet ditën e shtunë.