Kosova mbushet me parulla kundër Edi Ramës: Unë jam mirë kur është mirë Serbia…

0
400
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vazhdojnë protestat e banorëve të Kosovës kundër Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Pasi qytetarët dolën përpara ambasadës shqiptare në Prishtinë, duke e akuzuar Edi Ramën, se po tradhton interesat e Kosovës dhe të mbarë shqiptarëve, këtë herë muret janë mbushur me parulla.

Në parulla lexohet: “Unë jam mirë, kur është mirë Serbia”- Edi Rama, një ironi bazuar te shprehja e Isa Boletinit: ”Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria”.

Këto pamje vijnë nga qyteti i Gjilanit.

Kujtojmë se qëndrimi i Ramës për Mini-Shengenin, ka shkaktuar revoltë te qytetarët në Kosovës.

Një qytetar i Kosovës madje e quajti Ramën tradhtar, teksa ky i fundit po vizitonte Himarën. Qytetari kosovar tha se u godit nga truprojat e Ramës.

Zjarr Tv Ad