Sali Berisha: Vetëm Zoti më pengon të ushtroj misionin tim dhe të futem në Parlament, Kimi është unike në llojin e saj, ja se çfarë i kërkoi Basha…

0
269
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vetëm Zoti mund ta pengojë Sali Berishën që të jetë në Kuvend në muajin Shtator, si deputet i zgjedhur nga qytetarët e Tiranës. Berisha është treguar i prerë gjatë konferencës së sotme me gazetarët, se ai do të jetë pjesë e Kuvendit, pavarësisht thirrjeve të ambasadores amerikane Yuri Kim, të cilën e quajti ironikisht unike në llojin e saj.

Berisha: Ambasadorja Kim nuk ka pasur asnjë fakt për t’iua paraqitur shqiptarëve, kur kërkoi që të mos hyj unë në Kuvend, përveç dogmës së barit që e ka përdorur Enver Hoxha. Garantoj shqiptarët që në këtë planet nuk ekziston një person apo institucion që të vërtetojë çfarëdolloj forme korrupsioni për Sali Berishën.

Pyetje: Çfarë vendimi prisni që të marrë zoti Basha?

Berisha: Së pari më lejoni që të shpreh mendimin tim se ambasadorja Kim është unike në botë, që pasi ka lavdëruar të nesërmen një masakër zgjedhore, kërkon që t’i imponojë një vendi se kush duhet dhe se kush nuk duhet të futet në Kuvend. Ajo qëndrimin e saj e lidhi jorastësisht me dogmën e barit, pasi ajo është një zonjë e formuar, ka dëgjuar edhe Enver Hoxhën, edhe Kim Jong Sunin, dëgjoni ju që jeni të rinj, diktatet e barit janë binom i pandarë. Shqiptarët e dinë mirë se në diktaturë, se shqiptarët kanë ngrënë bar dhe kanë vdekur nga bari, kanë ngrënë mish të ngordhur dhe kanë vdekur. Pra diktatet e barit janë të lidhur me gjithçka që unë po bëj që shqiptarët të mos hanë bar. Rruga e vetme është transparenca, unë po ofroj transparencë. Në këtë konteskt dua të them se qëllimi im është që nuk mbrohem nga imuniteti.

Rruga e vetme që ato të mbrohen është transparenca, nuk ka forcë në botë, përveç Zotit që mund të më pengojë mua të ushtroj misionin tim të votuar nga zgjedhësit shqiptarë. Mesa di unë zoti Basha në takimin me Kim ka kërkuar të njëjtën gjë, transparencë.

 

Zjarr Tv Ad