Nevaldo Hajdaraj i pakënaqur me vendimin, kërkon t’i ulet dënimi për vrasjen e Klodian Rashës

0
109
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-efektivi i “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj, i akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës, ka ankimuar vendinimin në Gjykatën e Apelit.

Hajdaraj kërkon ndryshimin e vendimit dhe dënimin për vrasje në tejkalim të nevojës për tu mbrojtur, por jo vrasje me dashje.

Avokati i ish-oficerit të policisë ka dorëzuar ankimimin në fund të korrikut dhe pritet që Apeli të hedhë shortin për dosjen.

Ndërkohë, ankim për vendimin është bërë edhe nga Prokuroria e cila kishte kërkuar dënimin me 20 vite burg.

Gjykata e Tiranës dënoi në 14 korrik Hajdarajn me 15 vite burg  dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkoi në 10 vite.

Babai i tij tha se do ti drejtohet shkallëve te tjera të gjyqësorit për të kërkuar drejtësi për djalin të cilin pasi policia e vrau, ia paraqitën në publik si kriminel.

Nevaldo Hajdaraj më 8 dhjetor të 2020 vrau Klodian Rashën në rrugicën e banesës së shtëpisë së tij.

Vrasja e tij pasoi një valë protestash dhe tensionesh politike, duke çuar edhe në dorëheqjen e ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe në vendin e tij u emërua Bledi Çuçi.

25-vjeçari Klodjan Rasha u shpall Dëshmor, ndërsa familjes iu lidh pension i përhershëm.

Zjarr Tv Ad