Yuri Kim reagon për zjarret në vend: Ekspertët amerikanë u erdhën në ndihmë FA, SHBA solli kostume zjarrfikëse, sëpata dhe lopata

0
131
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar për situatën e zjarreve në vendin tonë, duke  u shprehur se ekspertët amerikanë të shuarjes së zjarrit mbërritën në Shqipëri  për të mbështetur përpjekjet e Forcave të Armatosura Shqiptare.

Në një postim në Twitter diplomatja amerikane bën me dije se Amerika i dhuroi Shqipërisë pajisje për shuarjen e zjarrit si: , kostume zjarrfikëse, sëpata, lopata, pajisje mbrojtëse personale etj.

Ashtu si të gjithë të tjerët Ambasada Amerikane është e trishtuar nga shkatërrimi i shkaktuar nga zjarret në jug. Në përgjigje, ekspertët amerikanë të shuarjes së zjarrit mbërritën këtë fundjavë për të mbështetur përpjekjet e Forcave të Armatosura Shqiptare. Përveç kësaj ndihme nga @USAIDSavesLives Pajisje të dhuruara më parë nga ushtria@US_EUCOM– përfshirë “kova Bambi” për helikopterë, kostume zjarrfikëse, sëpata, lopata, pajisje mbrojtëse personale, etj. – po përdoret tani për të mbrojtur jetën, shtëpitë dhe bizneset shqiptare#Të fortë së bashku #KrahPerKrah” shkruan Yuri Kim.

Zjarr Tv Ad