110 MIJË euro për dy makina, Kuvendi hap tender edhe për SFUNGJERË për kolltuqet e politikanëve

0
121
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak javë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, Kuvendi ka hapur dy tendera, që siç duket, kanë në qendër të vëmendjes komoditetin ndaj deputetëve të rinj e të vjetër.

Tenderi i parë është hapur për riparimin e disa karrigeve dhe mbushjen me sfungjerë të disa kolltukëve. Ky tender nuk ka ndonjë vlerë të caktuar, ndërsa fitues caktohet të shpallet ai që oferton më pak.

Ndërsa tenderi i dytë është ai i “kripuri” që ka të bëjë me blerjen e dy automjeteve.

Janë rreth 110 mijë euro, apo 13.2 janë parashikuar të shpenzohen për dy makina që kërkohet të jenë fuoristrada me xhama të zinj dhe opsionet më të fundit.

Këto automjete thuhet se do të përdoren për delegacione parlamentare apo personalitete të larta shtetërore.

Mesa duket kompletimi i forcave të emergjencave civile me pajisjet e duhura për t’i bërë ballë fatkeqësive natyrore si zjarret dhe përmbytjet, ende nuk është prioritare.

Zjarr Tv Ad