Plani i dështuar i arratisjes së Arbër Çekajt dhe Pjetrit nga qelia, vihen nën hetim 6 gardianët e burgjeve, s’kontrolluan çantën e të dënuarit

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria ka vënë në hetim 6 punonjësit e policisë së burgjeve, pasi akuzohen për shpërdorim detyre.

Mësohet se nën hetim janë shtetasit: Gëzim Rramushi, Sajmir Shahini, Bashkim Muça, Oldi Myri, Redon Maloku dhe Edmond Prenga, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre pasi nuk kanë ushtruar kontroll fizik të mjeteve dhe të pajisjeve që ka pasur në dhomë i dënuari, Fatmir Pjetri.

Rezulton se ky i fundit ka pasur një çantë me ngjyrë të kuqe, në të cilën kushte fshehur   litarin dhe sende të forta që ai ka përdorur për t’u varur nga tarraca e dhomës së ajrimit.

Ndërsa dyshohet se gardianët e burgut nuk kanë ndjekur intenerarin që ai ka përshkruar nga dhoma deri në tarracën e godinës.

Zjarr Tv Ad