Nuk kanë fund skandalet me mbetjet në Krujë, me vendim të Këshillit Bashkiak plehrat depozitohen në zonën e mbrojtur: S’ka fonde për t’i çuar në landfill

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nuk kanë fund skandalet me plehrat urbane në Krujë, ku në zonën e Krastë-Vrionit, e cila është dhe zonë e mbrojtur me ligj, janë hedhur dhjetra makina me mbetje me vendim të Këshillit Bashkiak.

Kjo duket të jetë një zgjidhje momentale e Këshillit Bashkiak të Krujës, ku në mungesë të një vendgrumbullimi plehrash  të miratuar, i hedh ato në vende ku kthehen në rrezik serioz për banorët e këtyre zonave.

Ligji e parashikon qartë se vendgrumbullimet e mbetjeve nuk mund të jenë më afër se 300 metra nga zonat e mbrojtura.

Kjo gjëndje sipas dëshmive të banorëve të zonës është prezente që prej dy vitesh, ndërkohë që m më herët gjatë ditës Fax News raportoi dhe situatën me plehrat në zonën e fshatit Halil, ku banorët thanë se nuk japin dot dritaret e banesave, për shkak se sipas tyre tymi që shkakton djegia e mbetjeve është shumë i madh.

Sa i takon zonës së Krastës sasia e mbetjeve është disi më e vogël se ajo në fshatin Halili, por shkelja e ligjit është prezente sa kohë që kemi të bëjmë me një zonë të mbrojtur.

Derimë tani Bashkia e Krujës nuk ka asnjë përgjigje për situatën alarmante të mbetjeve, e cila rëndohet duke marrë parasysh dhe temperaturat e larta dhe infeksionet që mund të transmetohen gjatë verës.

Në të dyja zonat ku hidhen mbetje, paralelisht kullosin edhe bagëtitë e fshatit, që përbën një shqetësim serioz.

Zjarr Tv Ad