Analisti Afrim Krasniqi: Ata që drejtojnë Shqipërinë dhe Kosovën sulmojnë njëri-tjetrin! E duan shtetit, por vetëm për vete

0
543
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Afrim Krasniqi ka komentuar raportet mes drejtuesve politikë të Shqipërisë dhe Kosovës.

Në një postim në Facebook, ai shkruan se këta “drejtues” të dy vendeve nuk komunikojnë, madje sipas tij e sulmojnë dhe etiketojnë njëri-tjetrin.

Sipas tij institucionet përgjegjëse në varësinë e tyre nuk kanë arritur të jetësojnë as 20% të 84 marrëveshjeve zyrtare midis dy vendeve.

Ai shton më tej se politkanët përgjegjës të dy vendeve flasin për projekte madhore rajonale, vetëshpallen vizionarë të interesave kombëtare, por në fund të ditës ata nuk pranojnë asgjë përgjegjësi dhe nuk kanë ndonjë rrugëzgjidhje konkrete për gjendjen kritike dhe pesimiste, ku ndodhet shteti i tyre, qytetarët dhe ekonomia e tyre.

Postimi i plotë i Afrim Krasniqit:

Nuk është sekret: drejtuesit kryesorë të Shqipërisë dhe Kosovës nuk komunikojnë me njëri tjetrin, madje e sulmojnë & etiketojnë njëri tjetrin. Njëri e trajton Kosovën si ndërtim pa leje në bashkinë e Kukësit dhe tjetri e trajton Shqipërinë si zyrë burokratike dhe korruptive e UNMIK. Institucionet përgjegjëse në varësinë e tyre nuk kanë arritur të jetësojnë as 20% të 84 marrëveshjeve zyrtare midis dy vendeve.

Ndërkohë raportet ndërshtetërore janë kthyer & ndërvaren në raporte dhe axhenda personale. Politikanët përgjegjës flasin për projekte madhore rajonale dhe globale, për gjeopolitikë dhe strategji; vetëshpallen shtetarë, shpëtimtarë dhe vizionarë të interesave kombëtare; grinden se cilin prej tyre e mbështet më shumë SHBA apo Berlini e Parisi, por në fund të ditës, ata nuk pranojnë asgjë përgjegjësi dhe nuk kanë ndonjë ide konkrete rrugëzgjidhjeje për gjendjen kritike dhe pesimiste ku ndodhet shteti i tyre, qytetarët e tyre, ekonomia e tyre, shoqëria e tyre.

Ata e duan shtetin dhe kombin, por e duan për vete. Koncepti i Tjetrit, Kritikës, Dialogut, Konstruktivitetit, – është e mbetet i huaj në formimin, kulturën dhe stilin autoritar të tyre. Dhe në këtë kontekst, “Open Balkan” nuk është asnjë më shumë sesa seriali politik i radhës në debatin mediatik dhe pa përmbajtje, midis atyre që me sukses kanë dështuar të krijojnë “Open Shqipëri”, “Open Kosovë” apo “Open shqiptarë”.

Zjarr Tv Ad