“Qeveria mashtroi për shifrat”, Vokshi: INSTAT e rendit Shqipërinë të parën në Europë për vdekjet nga koronavirusi

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka akuzuar qeverinë Rama se po mashtron qytetarët në lidhje me numrin e vërtetë të vdekjeve nga Covid-19.

Në një postim në Facebook, Vokshi duke iu referuar shifrave të INSTAT shprehet se Shqipëria renditet e fundit në Europë për numrin e testimeve dhe për ndihmën ekonomike, ndërsa e para numrin e jetëve të humbura në raport me popullsinë.

Postimi i plotë i Albana Vokshit:

Shqipëria me numrin më të lartë të vdekjeve në Europë që nga fillimi i pandemisë. 10 mijë vdekje më shumë. Dështimin e Edi Ramës me pandeminë e paguan qytetarët e thjeshtë, të cilët mbetën të pambrojtur ndërkohë që përgjigjja e vetme që qeveria kishte, ishte si përherë propaganda.

Teksa qytetarët vuanin dhe ekonomia lëngonte, Rama nuk hoqi asnjëherë dorë nga mashtrimet dhe gënjeshtrat, nuk hoqi dorë as nga shpenzimet e majme për klientët e tij, nuk hoqi dorë nga koncesionet korruptive dhe nga tenderat sekretë në kohë fatkeqësie.

Prandaj, Shqipëria u rendit: – e fundit në Europë për numrin e testimeve, – e fundit në Europë për numrin e mjekëve për banorë, – e fundit në Europë për ndihmën ekonomike dhe – e para në Europë për numrin e jetëve të humbura në raport me popullsinë.

Rama refuzoi planin e PD me 5 pika, sepse ai kishte planin e tij për të plaçkitur taksat e shqiptarëve edhe në kohë pandemie. Atë që sot zbulon INSTAT-i, qytetarët e kanë jetuar dhe vuajtur në lëkurën e tyre. Këto janë pasojat e pashmangshme të sundimit të një pakice që ka braktisur shqiptarët dhe punon vetëm për veten dhe klientët e saj.

 

Zjarr Tv Ad