Analiza e DW për situatën në Afganistan: Në këto 20 vite nuk është fituar asgjë, vetëm është humbur shumë besueshmëri…

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani dhe marrja e menjëhershme e pushtetit nga talibanët, e zhysin vendin në kaos. SHBA ka humbur besueshmërinë, kritikon Ines Pohl.

Nuk ka një zgjidhje të mirë për dilemën afgane, të cilën Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka trashëguar nga paraardhësit e tij. Donald Trump bëri të ditur, si një nga vendimet e fundit si President, tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani.

Paraardhësi i tij, Barack Obama e humbi mundësinë ta përgatiste tërheqjen me argumentin e vlefshëm, se invazioni  pas eleminimit të Osama bin Ladenit kishte humbur kuptimin.

Zjarr Tv Ad