Afganët/ Qytetari kapet keq me Kryeministrin: O Edi po sillesh sikur ta kesh Shqipërinë pronë, Rama i kundërpërgjigjet flakë për flakë: Kam autorizim nga populli…

0
1401
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lajmi se Shqipëria është treguar e gatshme që të strehojë afganët e larguar nga vendi i tyre pas rikthimit të ekstremistëve talebanë, ka hapur mjaft debate në vendin tonë. Shumica e kritikëve nuk shfaqen kundër ndihmës që Shqipëria duhet t’u japë njerëzve në rrezik jete, por për mënyrën jo transparente dhe të personalizuar që Kryeministri Rama, merr nga këto vendime me impakt direkt te qytetarët.

Këtyre duket se Kryeministri ka vendosur, që t’u përgjigjet vetë në rrjet. Një qytetar e ka kritikuar në Facebook, pikërisht për faktin se Rama merr vendime të tilla madhore në kokën e tij dhe pa i diskutuar me asnjë.

“O Edi ti po sillesh sikur t’a kesh çliruar ti ket vend ,dhe po e përdore sikur te jete pron e jotja, nuk jam kundra emigranteve po jam kundra sjelljes Tana ,te duket vetja se je baba i gjith kombit dhe i merr vendimet vete pa e diskutu me njeri ,mos harro se nuk ashte pron e jotja Shqiperia, kan luftu te tjere, ti e gjete gati prandaj cdo vendim qe ka te beje me te ardhmen e shqipetareve mos e merr me koken tane”, shkruan Qemal Pirra.

Kryeministri nga ana e tij është kundërpërgjigjur “flakë për flakë”, por duke pretenduar se për këtë vendim ka autorizim nga populli.

“Qemal Pirra jo aspak, vendimet i marrim me autorizimin e popullit qe na dha per te treten here besimin qe te bejme pikerisht kete, te marrim vendime e te bejme me te miren per Shqiperine!”, shkruan Rama.

Zjarr Tv Ad