Merrni rrobat, nxirrini jashtë se do të fusim afganë/ Alarmohen studentët në QS: Do të na nxjerrin nga konviktet, nuk dimë si do t’ja bëjmë…

0
1376
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipas burimeve, rreth 2 mijë afganë mendohet të mbërrijnë në Shqipëri në operacione të ndara, ndërsa qeveria shqiptare po sheh si opsione akomodimi hotelet në Durrës, por dhe konviktet në Qytet Studenti, apo ato të shkollave të mesme.

Sudentë të shqetësuar bëjnë me dijë për faxweb.al se nga administratorët e konvikteve të tyre, u është bërë me dije se duhet të lirojnë dhomat për afganët që do të vijnë në Shqipëri, në kuadër të marrëveshjes ende të pazbuluar nga qeveria shqiptare mes kësaj të fundit dhe SHBA-së, pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani.

“Na kanë thënë të marrim rrobat të lirojmë dhomën se do të strehohen afganët që do të vijnë në Shqipëri”, thotë një studente, ndërsa raportime të ngjashme ka në disa godina të Qytetit Studenti.

Qeveria shqiptare po punon ethshëm të gjejë kapacitetet e nevojshme për të pritur një numër kaq të madh afganësh përkthyes dhe bashkëpunëtorë të NATO-s, ndërsa sytë janë hedhur dhe nga hoteleritë në Durrës të cilët janë të mbushura plot me pushues në këtë periudhë të verës.

Lajmi për mbërritjen e qindra afganëve, e bëri fillimisht të ditur agjencia e lajmeve Reuters dhe një ditë më pas e pohoi edhe Kryeministri Edi Rama.

Zjarr Tv Ad