Rama tha se POPULLI i dha autorizimin për të sjellë afganët/ Manjani i kthehet: Populli të dha autorizimin për të qeverisur SHQIPËRINË dhe jo Afganistanin

0
851
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama, njoftoi se Shqipëria do të pranojë afganët që kanë bashkëpunuar me SHBA-në gjatë viteve që kjo e fundit ishte në shtetin aziatik.

Por kjo ka sjellë një kundërshti të madhe në opinionin publik dhe një komentues i shkruante Ramës se kujt i mori autorizimin për të sjellë afganët në vendin tonë. Po si gjithmonë Rama vendosi të tregohej arrogant, teksa i kthente pergjigje komentuesit se autorizimin populli ia dha, kur e votoi për herë të tretë.

Ndaj arrogancës së Ramës ka reaguar ashpër ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, i cili përmes një statusi në Facebook i kujton Ramës se populli e votoi për të qeverisur Shqipërinë dhe jo Afganistanin.

Statusi i plotë i Ylli Manjanit:

“…Vendimet i marrim me autorizim nga populli, që na dha besimin për të tretën herë…”- thotë Kryeministri në përgjigje të një komenti në FB.

==========

Është e vërtetë që populli i dha autorizim, por për të qeverisur Shqipërinë jo Afganistanin.

I dha autorizim për të strehuar shqiptarët që kanë 2 vite rrugëve që pas tërmetit, dhe jo Afganët.

I dha autorizim për t’i mbrojtur nga zjarret, përmbytjet e sëmundjet, jo për ti lënë në mëshirë të fatit.

I dha autorizim që çdo vendim ta marrë në konsultë demokratike dhe jo pas shpine, natën, fshehtas. Autorizimi nuk është dhënë që marrëveshjet ti marrim vesh nga media e huaj.

Dhe po, Afganët në nevojë do ti strehojë populli Shqiptar për humanizëm e jo për politikë, siç e bën ai që ndjehet i autorizuar për çdo gjë…!!!

Spekulimin e mashtrimin nuk ka asnjë autorizim në botë që ta justifikojë!

#skaautorizimpërsharlatanë

Zjarr Tv Ad