Erebara: Ata që shembën Teatrin thonë se shuan zjarrin te ‘Sarajet’

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në lidhje të drejtëpërdrejtë në Syri Tv, shkrimtari Rudi Erebara ka rrëfyer mbi atë që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme me Sarajet e Toptanëve të cilat u sulmuan me zjarr nga persona ende të paidentifikuar.

Vetë Erebara ndërsa rrefeu tentativën për të shuar zjarrin tha se është ironike që ata që shembën Teatrin të dalin dhe të thonë që shuan zjarrin, ndërkohë që këtë e bënë ata që mbrojtën Teatrin nga ata.

‘Unë u sinjalizova përmes facebook për zjarrin e rënë te Sarajet. Ishte po i njëjti njeri, Geri Selenica që e hodhi njoftimin në facebook.

Meqe jam afër, isha i paqartë për nivelin e zjarrit, por kur shkova aty zjarrëfikëset e kishin shuar vatrën e parë.

Unë hyra për të forogarfuar për ta pasur si dëshmi, sic kam bërë me Teatrin.

Pastaj erdhën aktivistë të tjerë.

Policët herë na linin, herë jo.

Ishte një punonjës i bashkisë dhe ne dolëm se ishte shumë vapë aty brenda dhe folëm me disa policë.

Edhe një ndërtesë tjetër e Toptanëve këtu pranë banesës tonë u dogj për 15 minutash – u shpreh nder te tjera shkrimtari

Zjarr Tv Ad