Në një deklaratë për gazetën spanjolle ‘El Periodico’, Edi Rama ka zbuluar edhe numrin e afganëve që pritet të mbërrijnë këtë javë në Shqipëri.
‘Do të jenë rreth 1000’, citohet Rama nga gazeta spanjolle. ‘Do të jenë aktivistë, gra, gazetarë, mësues dhe persona që kanë punuar për ushtrinë e Shteteve të Bashkuara.
‘Aktiviste, gra, gazetare, edukatore dhe njerëz që kanë punuar për Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara. Ato do të qëndrojnë për disa muaj, ose ndoshta më shumë, koha e nevojshme për të trajtuar kërkesën e tyre për azil në Shtetet e Bashkuara’, thotë Rama.
Ai ka shtuar se pas kërkesës së bërë nga Uashingtoni, ka nisur menjëherë punën për të bashkëpunuar me dy shoqata humanitare ndërkombëtare, por pa ia cituar emrat, për arsye sigurie.
Rama tha gjithashtu se afganët do të strehohen në ambiente dhe hotele nga qeveria dhe nuk do të lihen në kampe.
Grupi i parë me afganë pritet të mbërrijë këtë pasdite në Rinas, ku do të qëndrojnë në disa tenda për të paktën tri ditë, për t’u zhvendosur më parë në godinat e Qytetit Studenti, deri në nisje të sezonit të ri universitar.