Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen se me dhunë kanë kundërshtuar punonjëit e policisë.
Më praga kanë rëmë Spartak Doda 36 vjeç dhe Artur Ndreca 41 vjeç, të dy banues në Rubik, Mirditë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Rubik,Mirditë kanë kundërshtuar me dhunë gjatë ushtrimit të detyrës punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariatin e Policisë Mirditë , pas një konflikti me shtetasit G.P dhe M.P, banues në Rubik,Mirditë.
Gjithashtu policia ka arrestuar edhe 56-vjeçarin, i cili ditën e djeshme ka përplasur për vdekje një 6 vjeçar.
Njoftimi i policisë: Mirditë/ Lezhë
Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, vihen në pranga 2 shtetas.
Gjithashtu, vihet në pranga dhe një drejtues mjeti.
Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : S.D, 36 vjeç dhe A.N, 41 vjeç, të dy banues në Rubik, Mirditë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Rubik,Mirditë kanë kundërshtuar me dhunë gjatë ushtrimit të detyrës punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariatin e Policisë Mirditë , pas një konflikti me shtetasit G.P dhe M.P, banues në Rubik,Mirditë.
-Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Sh.P, 56 vjeç, banues në Ungrej, Lezhë, pasi në Shëngjin, Lezhë ka aksidentuar një shtetas të mitur, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.