Xhemollari: Rama targeton pafund por jo veten. Turpi i Shqipërisë, mungesa e transparencës

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar në hapsirën Intervista e Ditës në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, anëtari I qëndresës qytetari Rigels Xhemollari ka folur për dëbimin e studentëve nga konviktet dhe paqartësitë për vitin e ri akademik.

Xhemollari: Të gjithë kanë reënë dakort si palët politike dhe qytetarët, që azilantët nga Afganistani të pranohen dhe të jenë të pranueshëm në ambientin shqiptar qoftë politik apo social. Problematika që lidhet me Qytetin Studenti nuk ka lidhje me një turp të Shqipërisë sic e quan Rama, pasi jo vetëm kryeministri duhet të flasë, ka edhe aktorë të tjerë që duhet të flasin, ka dhe student që duhet të flasin, apo opinionistë. Nuk janë turpi kur ngrihet një problem, një problem që po i prek të gjithë studentët që ndodhen aty për shkak se ndjekin një punë apo kanë provime të mbartura dhe janë ende në Qytetin Studenti.

Për mendimin tim turp i Shqipërisë është që një vend anëtar I NATO nuk ka kapacitet të sigurojë strehimin e azilantëve, turp I Shqipërisë është se terrorizohen studentët në mes të natës dhe u thuhet se deri në mes të natës duhet të largohen nga dhomat e konvikteve, turp I Shqipërisë është mungesa e transparencës, sa afganë do streohen, sa ditë do rrinë në godina, kur do kthehen studentat në godina, dhe turpi I Shqipërisë ishte edhe në fillim të vitit akademik kur ditën që studentët erdhën për të filluar studimet iu tha se duhet të kthehen në shtëpi se pandemia ka përparuar.

Në këtë situatë Rama targeton pafund por nuk I drejton vetes gishtin për këtë çështje. Kur qeverisë I intereson që ta paraqesë Qytetin Studenti si një kapmus universitar të investuar në kuadër të paktit për univesitetin, me shumë ambjente multifunksionale që tu japë mundësi studentëve të studiojnë si në vendet perëndimore, atherë kemi të bëjmë me një Qytet Studenti modern./syri.net

Zjarr Tv Ad