Antony Blinken telefonon Kryeministrin Rama, e falenderon për gatishmërinë për strehimin e afganëve në Shqipëri…

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka telefonuar ditën e djeshme kryeministrin shqiptar Edi Rama, ku kanë biseduar në lidghje me ofertën e NATOS-s për Shqipërinë, për të strehuar përkohësisht qytetarët afganë në nevojë.

Sipas njoftimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Blinken e ka falenderuar Ramën për gatishmërinë e Shqiëprisë për strehimin e afganëve, teksa të dy riafirmuan partneritetin e ngushtë midis dy vendeve.

“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken foli dje me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sekretari dhe Kryeministri, u konsultuan në lidhje me ofertën e NATO -s, Shqipërisë për të pranuar përkohësisht afganët në nevojë. Sekretari Blinken falënderoi gjithashtu kryeministrin Rama për vazhdimin e traditës krenare të Shqipërisë për strehimin e njerëzve në nevojë. Sekretari dhe Kryeministri riafirmuan partneritetin e ngushtë midis dy vendeve tona”, thuhet në njoftimin e DASH.

Zjarr Tv Ad