Ra nga avioni që u nis nga Kabuli, kush është futbollisti 19-vjeçar afgan.
Një futbollist i ekipit të të rinjve afganë, ndërroi jetë pasi ra nga avioni amerikan i cili po evakuonte afganët, për të shpëtuar nga talebanët, shkruan Daily Mail. Trupi i pajetë Zaki Anwari, 19-vjeç u zbulua në Katar pas ngritjes së avionit me afganë nga Kabuli.
Futbollisti besohet të jetë në mesin e disa viktimave që ranë nga avioni, teksa po përpiqeshin të largoheshin nga Kabuli. Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara, thanë në një deklaratë se pilotët vendosën të bënin ngjitjen e avionit, për shkak të situatës të përkeqësuar.
I riu kishte ndjekur shkollën prestigjioze franceze Esteqlal, në Kabul dhe ishte thirrur në ekipin kombëtar të të rinjve që 16-vjeç.
Futbollisti kishte nxituar në aeroport disa orë pasi Kabuli ra në duart e talebanëve, duke u bashkuar me mijëra të tjerë, për t’u larguar nga Afganistani. Për ndarjen nga jeta të të riut, kanë reaguar në rrjetet sociale edhe miqtë e tij.