Jam ulur dhe po pres të vijnë talebanët/ Shpëton Zarifa Ghafari dhe familja e saj, dërgohen në Stamboll…

0
439
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasi talebanët morën në duar Afganistanin, një video e kryebashkiakes së parë femër në Afganistan, Zarifa Ghafari, qarkulloi në mediat sociale ku shprehej “jam ulur këtu duke pritur që ata të vijnë. Nuk ka asnjë që të më ndihmojë mua apo familjen time”.

Mirëpo mediat e huaja bëjnë me dije se një donator i Frankfurtit ka ndihmuar që Zarifa Ghafari dhe familja e saj, të shpëtojnë nga talebanët dhe të strehohen në Stamboll.

Të mërkurën në mbrëmje, Ghafari zbarkoi në Stamboll së bashku me burrin, nënën dhe pesë motrat e saj.

Shumë njerëz ndihmuan në shpëtimin e kryebashkiakes. Nuk është plotësisht e qartë se kush dha kontributin vendimtar në arratisje e saj. Mesa duket Ministria e Jashtme turke ishte gjithashtu e përfshirë.

Zjarr Tv Ad