Falenderimi i munguar i z. Blinken! Faleminderit Edi Rama, mirënjohës…

0
194
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, ka falënderuar nominalisht Kryeministrin shqiptar Edi Rama, pas ofertës së Shqipërisë për të pritur refugjatët afganë. Blinken u shpreh mirënjohës  për partneritetin mes dy vendeve dhe garancinë për të strehuar afganët.

‘Faleminderit Edi Rama, për ofertën e Shqipërisë për të garantuar strehë të sigurt për afganët në nevojë. Mirënjohës për partneritetin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatit tonë në NATO’- shprehet Blinken në statusin e tij në Twitter.

Por teksa falenderonte në bisedën telefonike dhe në rrjetet sociale me emër të përveçëm kryeministrin Edi Rama, sekretari amerikan i shtetit la mënjanë falënderimin për popullin shqiptar, apo opozitën që edhe në këtë rast ashtu edhe si në të shkuarën, apo kur ka qenë në pushtet i ka thënë ‘po’ çdo kërkese të ngjashme të aleatëve amerikanë. Falënderimi i munguar i z. Blinken nuk lidhet vetëm me ‘po-në’ e menjëhershme të opozitës për këtë rast që përfaqëson gati gjysmën e popullit shqiptar.

Kujtojmë këtu që ishte opozita aktuale shqiptare që u hapi derën muxhahedinëve iranianë dhe e bëri Shqipërinë për herë të parë, jo vetëm në rajon por edhe më gjerë, portë hyrëse për operacione të tilla delikate. Pikërisht arsyeja kryesore që shumë vende të BE, por edhe vendet fqinje si Greqia, Mali i Zi apo Turqia po refuzojnë t’i marrin afganët, duke nënvizuar posaçërisht fakti që nuk duan të bëhen portë hyrëse.

Dhe portë hyrëse Shqipëria u bë jo sot nga kjo mazhorancë, por nga opozita e sotme që dje ishte në pushtet.  Në këto kushte, minimum i minimumit, që duhet të bënte, para se të falënderonte nominalisht Ramën, të paktën të falënderonte popullin shqiptar, i cili është një nga kombet më pro amerikan.

Zjarr Tv Ad