Tirana International Airport (TIA) ka dhënë njoftimin e rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Greqisë apo Italisë.
Qytetarët janë të detyruar të plotësojnë dhe printojnë formularin PFL 24 orë para udhëtimit, kusht që vlen për të dy shtetet.
Italia ka të detyrueshëm edhe kryerjen e testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik në 48 orët e fundit, ndërkohë që për në Greqi udhëtarët duhet të kenë test ose dëshmi që personi e ka kaluar COVID-19 si dhe certifikatë vaksinimi.
NJOFTIMI NGA TIA
Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Italisë dhe Greqisë, ju rikujtojmë që është i detyrueshëm të plotësohet dhe printohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit.
Në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot.
Linku për formularin drejtë Italisë: https://app.euplf.eu/
Linku për formularin drejtë Greqisë: https://en.aegeanair.com/passenger-locator-form/
Gjithashtu ju rikujtojme se për të udhëtuar drejt Italisë duhet të:
– Paraqitni rezultatin testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të 48 orëve të fundit, kjo vlen dhe për pasagjerët që janë të vaksinuar.
Për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë në Greqi kërkohet një nga këto kritere:
Test COVID, ose
Një dëshmi që personi e ka kaluar ose çertifikata e vaksininimit. Ju rikujtojmë se jemi në dispozion të çdo pasagjeri për t’i shërbyer sa më mirë, e në të njëjtën kohë, mbetemi besnikë të durimit dhe bashkëpunimit.
Faleminderit për mirëkuptimin
Tirana International Airport