Janë zbuluar detaje të reja nga vendimi i Shqipërisë, për të pritur një numër afganësh. TCH raportoi se të gjithë atyre që do të vijnë në Shqipëri, do t’u ofrohet mundësia e aplikimit si mundësi e parë për azil politik.
Sipas të njëjtave burime, kjo për të përmbushur ligjet në fuqi të shtetit shqiptar, që kërkon detyrimisht aplikimin për leje qëndrimi në vendin tone, bazuar në nenin 33 të konventës së Gjenevës për refugjatët.
Do të jetë Ministria e Brendshme, ku përmes Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit të përfshira në këtë proces. Të njëjtat burime raportojnë se ka edhe një arsye tjetër përse afganëve do t’u ofrohet azil politik në vendin tonë.
Kjo lidhet me faktin se mund të ketë nga atë të cilët nuk përmbushin kriteret për marrjen e vizës së posaçme SIV, pas procesimit të aplikimit nga nëpunësit e ambasadës amerikane. Afganëve që pritet të vijnë në vendin tone, do t’u duhet të provojnë para autoriteteve amerikane vizë-lëshuese bashkëpunimin me ushtrinë amerikane apo NATO-n në Afganistan.
Ndërkohë mbetet ende e paqartë, se kur avioni ushtarak amerikan do të sjellë në Rinas kontigjentin e parë të afganëve.