Kryeministri Edi Rama, ka publikuar mëngjesin e sotëm pamjet e rrugës së re që të çon në Malin e Tomorrit. Çdo vit në këtë periudhë, në Majën e Shenjtë të Tomorrit, zhvillohet pelegrinazhi 5 ditor i pelegrinëve.
“Mirëmëngjes, dhe me rrugën e re të pelegrinazhit për në Majën e Shenjtë të Tomorrit, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama dhe ndan pamjet e mëposhtme.
Për herë të parë këtë vit, rruga që të çon në Malin e Tomorrit, ëhstë e asfaltuar deri në Teqen e Abaz Aliut. Pothuajse çdo vit më parë, pelegrinët kanë apeluar që rruga të asfaltohej ishte shumë e vështirë të shkojë ne vendin e shenjtë.
Pas shumë premtimeve në vite, të shumë qeverive, këtë vit pelegrinët për herë të parë do të shkojnë me makinat e tyre deri në Majën e Shenjtë të Tomorrit. Festa e Shenjtë e Bektashinjve fillon më datë 20 gusht dhe vazhdon deri më 25 gusht.