Kryetari i Bashkisë së Shijakut Elton Arbana, ka reaguar përmes një lidhjeje të drejtëpërdrejtë me studion e lajmeve të FaxNews, ka folur në lidhje me situatën e mospastrimit të mbetjeve në qytet.
Arbana teksa mohoi akuzat e banorëve të zones, se ka qenë bashkia e Shijakut ajo e cila i ka depozituar mbetjet në zonën e Shilores, shprehet se situata e mbeturinave në qytet ka ardhur si pasojë e përfundimit të marrëveshjes që bashkia Shijak ka me landfillin e Sharrës.
Arbana thekson se marrëveshja përfundoi më datë 18 Gusht dhe tashmë po negociohet për një marrëveshje të re, e cila do të jetë gati deri të hënën dhe për pasojë do të normalizohet dhe situata e pastrimit në qytet. “Në Bashkinë Shijak deri në datë 18 ne kemi bërë të gjithë transoportimin e mbetjeve të Bashkisë Shijan në landfillin e Sharrës. Një marrëveshje që në kishim ka përfunduar dhe tashmë u bë dita e dytë që kjo situatë vijon të jetë në Bashkinë e Shijakut.
Ne jemi në një komunikim të vazhdueshëm me landfillin e Sharrës dhe besoj se deri ditën e hënë do të gjejmë një zgjidhje. Ju ndoqa live dhe nuk është e vërtetë që punonjësit e Bashkisë kanë depozituar mbetjet në Shilore. Prapë kjo nuk është një zonë e banuar, por prapë kjo nuk e lejon të hidhet aty. Sigurisht që ka fshatra përreth se ne nuk jemi ishull. Deri më datë 17 dhe 18 ne kemi bërë transportin drejt landfillit të Sharrës, këto dy dië që ka përfunduar marrëveshja nuk ka ndodhur grumbullimi i mbetjeve.
Ne jemi në korrespondencë me landfillin e Sharrës dhe së shpejti do të kemi një marrëveshje. Është e sanksionuar me ligj që mbetjet do të shkojnë në landfill dhe ne një të tillë nuk e kemi në Shijak”, th a kryetari i bashkisë.