Kryeministri Edi Rama, po bëhet qesharak çdo ditw e më shumë në shitjen e ofertës së tij për të pritur refugjatët afganë. Përkundër Kryeministrit britanik Johnson, që do të presë 20 mijë afganë njëherësh dhe nuk flet për këtë gjë, Kryeministri Edi Rama, ka thënë në gazetën britanike “Sunday Times” se europianët i kanë parë luftërat nga Netflixi.
Në fakt, europianët kanë bërë 2 luftëra Botërore me miliona viktima që i përkujtojnë çdo vit, madje kanë krijuar BE për të mbajtur për më shumë se 70 vite një kontinent në paqe.
Kryeministri Edi Rama duket se po blen heshtjen për blerjen e zgjedhjeve, me “blerjen” e strehimit të afganëve. Nuk mund të kuptohet ndryshe, kur ambasadorja e SHBA në Tiranë i ofrohet mediave të huaja në Itali për të lehtësuar intervistimin me Edi Ramën, sepse i volit narrativës dhe interesave madhore.