Meta përkujton viktimat e regjimeve totalitare: Tragjeditë e së shkuarës janë të destinuara të përsëriten nëse e harrojmë historinë

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar viktimat e Stalinizmit dhe Nazizmit.

Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se nderimi i kujtimit të tyre duhet të ushqejë angazhimin e përbashkët dhe të pandalshëm për të zhvilluar, mbrojtur dhe respektuar demokracinë, të drejtat dhe liritë e njeriut, për të mos e ndalur luftën ndaj shfaqjeve të autoritarizmit, intolerancës, përjashtimit dhe ekstremizmit.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit na sjell sot në vëmendje jetët e pafajshme të martirizuara në emër të lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor, dhembjet dhe sakrificat e mijëra të burgosurve e të persekutuarve, të mbijetuar të terrorit, krimeve dhe shtypjes në kampet e vdekjeve dhe internimeve.

Nderimi i kujtimit të tyre duhet të ushqejë angazhimin tonë të përbashkët dhe të pandalshëm për të zhvilluar, mbrojtur dhe respektuar demokracinë, të drejtat dhe liritë e njeriut, për të mos e ndalur luftën ndaj shfaqjeve të sotme të autoritarizmit, intolerancës, përjashtimit dhe ekstremizmit.

Sepse siç na ka mësuar përvoja njerëzore, tragjeditë e së shkuarës janë të destinuara të përsëriten nëse e harrojmë historinë.

Vetë integrimi europian ka në themel aleancën e popujve të lirë kundër diktaturave dhe regjimeve hibride.

Zjarr Tv Ad