Petrit Vasili publikon fotot e të rinjve nga kampi në Jalë: Ata janë të paepur për të mos u pajtuar kurrë me pushtetin mafioz të Edi Ramës…

0
158
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili, publikon në rrjetet sociale fotot e kampit që kjo forcë politike po zhvillon me të rinjtë në Jalë; një grumbullim i përvitshëm i forumit rinor të partisë së drejtuar nga Monika Kryemadhi. Vlen të theksohet se kjo e fundit dje mungoi në hapjen e ketij eventi.

Vasili thotë se ka mbetur pa fjalë nga të rinjtë e LRI, të cilët sipas tij, janë “të qartë dhe të paepur për të mos u pajtuar kurrë me pushtetin mafioz te Edi Ramës.”

Shënimi i Petrit Vasilit:

Jam vertet pa fjale! Cfare vendosmerie dhe optimizmi i jashtezakonshem i te rinjve ne Summer Camp e LRI ne Jal! Kaq te qarte dhe te paepur jane ata per te mos u pajtuar kurre me pushtetin mafioz te Edi Rames.

Te gjithe se bashku ata jane shkembi ku do te thyeje koken Edi Rama dhe cdo delenxhi tjeter si ai, qe ben pazar me te ardhmen e Shqiperise dhe shqiptareve pa kursyer edhe jeten e shendetin e tyre!

Sa fat qe Shqiperia ka te rinj te tille, qe i qendrojne perballe dhe nuk bejne asnje hap prapa ne ndeshjen me hajdutet dhe batakcinjte e pushtetit qe duan tu rrembejne te ardhmen! Fuqia e shembullit te te rinjve motivim dhe shprese per çdo shqiptar.

Zjarr Tv Ad