Protestë në Maliq/ Flasin banorët: Nuk kemi ujë, as të pimë dhe as të lahemi…

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Lediona Xheladinaj

Mungesa e ujit të pijshëm, ka ngritur në një protestë banorët e fshatit Orman në Bashkinë e Maliqit. Prej vitesh dhjetra banorë vuajnë për ujë, teksa premtimet vijojnë të mbeten në letër në sirtarët e instancave përkatëse. Të indinjuar nga kjo situate, banorët kërkojnë të kryhen investime dhe të kenë ujë.

Uji që rrjedh në çezmat është me orar të reduktuar dhe i ndotur, duke rrezikuar jetën e banorëve. Uji i pijshëm prej vitesh mbetet një gangrenë për banorët e Ormanit edhe pse shpesh është thënë qe do investohet, por rrjeti i amortizuar vijon të lërë pa ujë këtë fshat.

Zjarr Tv Ad