Kejdi Mehmetaj në pritje të ëmbël, shfaqet me barkun e rrumbullakosur në kampingun e LRI në Jalë…

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, mbrëmjen e djeshme ka folur para të rinjve në natën e dytë të kampingut të LRI (Lëvizja Rinore për Integrim) në Jalë.

Mirëpo kur Mehmetaj u ngrit të mbante fjalën, vëmendja shkoi te mbarku i rrumbullakosur. Duket se ish-deputetja është në pritje të ëmbël edhe pse këtë lajm të bukur ka dashur ta mbajë vetëm për vete.

Mehmetaj është munduar që ta fshehë barkun e rrumbullakosur, pasi ka veshur një këmishë të gjatë të bardhë.

“Ballkan web”, ka mësuar se Mehmetaj është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe se është në pritje të një vajze.

Vetë ish-deputetja nuk ka konfirmuar asgjë, madje ajo kohët e fundit ka qëndruar larg rrjeteve sociale.

Zjarr Tv Ad