Shtrëngim masash pas rritjes së rasteve me Covid? Mblidhet sot Komiteti Teknik i Ekspertëve…

0
129
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komiteti Teknik i Ekspertëve, do të mblidhet sot rreth orës 10.30. Detaje nga ato që do të komunikojë ky Komitet nuk dihen ende, por së fundmi është vënë re një rritje e dukshme e të infektuarve me koronavirus.

Po ashtu, një rritje të lehtë ka edhe numri i fataliteteve. Kapacitetet tek Infektivi janë drejt ezaurimit ndërsa ish-kirurgjia mund të kthehet sërish në spital Covid nëse do të jetë nevoja. Mjekët janë shprehur se pjesa më e madhe e të shtruarve tek Infektivi,  janë me variantin Delta, ndërsa nuk mungojnë as të vaksinuarit me dy doza.

Në 24 orët e kaluara, patëm  dyfishim të rasteve me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 800 raste të reja nga 5018 testime të kryera.

Po ashtu, si pasojë e Covid-19 e humbën jetën edhe dy qytetarë. Një 62-vjeçar nga Lezha dhe një 72-vjeçar nga Saranda. Numrin më të lartë të të infektuarve e ka Tirana.

Zjarr Tv Ad