Najada Çomo lë mandatin/ Ja kush e zëvendëson në Parlament…

0
430
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mimi Kodheli pritet të jetë deputetja e re socialiste në Parlamentin e Shqipërisë, pasi Najada Çomo siç njoftoi Kryeministri Rama, para pak minutash la mandatin e deputetes.

Sipas kodit të ri zgjedhor, nëse largohet një femër, vendin e saj e zë po ashtu një femër dhe në listën e kandidatëve, kjo radhë i takon kandidates për deputete Mimi Kodheli.

Zonja Kodheli, u rendit e 21-ta në listën e deputetëve të PS për qarkun e Tiranës, që në total ka 36 mandate deputetësh.

Mimi Kodheli, arriti të marrë 4907 vota socialistësh në Kryeqytet, edhe për shkak të vështirësisë së zonës. Por numri i votave të marra nga Mimi Kodheli, është më i madh se numri i votave që mori doktoreshë Najada Çomo.

Zjarr Tv Ad