Rama sulmon përsëri BE-në, zbut tonet me Kosovën: Do të kemi plot projekte bashkë pavarësisht mosdakordësisë për Ballkanin e Hapur…

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, foli sërish për kritikët e “Ballkani i Hapur”, ku shpreh se është krenar me atë që është bërë, ndërsa rikonfirmoi se kjo polemikë nuk e shqetëson fare dhe se do të vazhdojë punën në mandatin e tretë.

Rama u ndal edhe te mosdakordësia me Kosovën dhe tha se bashkëpunimi mes dy qeverive, do të vazhdojë me projekte të përbashkëta.

” Kjo qeveri e mbyll mandatin me realizimin e të gjitha kushteve dhe stërkushteve për integrimin dhe me hapjen e një kapitulli të ri, si nismëtare e “Ballkanit të Hapur”.

Polemika për Ballkanin e Hapur dhe akuzat e hatashme ndaj qeverisë dhe ndaj meje, nuk më shqetësojnë fare dhe nuk duhet të na shqetësojnë aspak në mandatin e tretë.

Ka shumë tym e zjarr të ndezur, por qeveria e re do të vazhdojë përpara edhe në këtë drejtim, pa humbur asnjë ditë të vetme. Kam besim se me qeverinë e Kosovës, do bëjmë plot punë të mira, pavarësisht mosdakordësisë me “Ballkanin e Hapur”

Nuk do presim sërish  dhe 8 vite  që të kujtohen për cdo hap partnerët tanë ndërkombëtare”– deklaroi Rama.

Zjarr Tv Ad