Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka bërë thirrje që gjithkush në shoqëri të bëjë pjesën e vet, në mënyrë që gratë dhe vajzat të përmbushin potencialin e tyre.
“Më 26 gusht 1920, gratë në Amerikë më në fund fituan të drejtën e votes, – shkroi znj. Kim në Facebook. – Në Ditën e Barazisë së Gruas, kujtojmë se kur ligjet i njohin gratë si të lira dhe të barabarta, ekonomitë janë më të forta, risitë lulëzojnë dhe shoqëritë lulëzojnë.
Le të bëjmë të gjithë pjesën tonë – duke i dhënë fund diskriminimit, duke siguruar edukimin dhe mundësinë e barabartë, dhe duke inkurajuar njëra-tjetrën – në mënyrë që gratë dhe vajzat të mund të përmbushin potencialin e tyre dhe të kontribuojnë për të ardhmen tonë të përbashkët,”- përfundoi ambasadorja.