Qytetarët e ngacmojnë me mesazhe, nuk përmbahet Erion Braçe: Rracën dhe pa asnjë mungesë, hale!

0
1376
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mesazhet i publikon ish-kryeministri Sali Berisha, ku thotë se numri dy në Qeverinë Rama, Erion Braçe, ka ofenduar komentuesit. Kjo në fakt nuk është hera e parë, pasi edhe më herët zv.kryeministri, është ngacmuar me mesazhe nga qytetarët dhe ndjekësit në rrjetet sociale. Këtë herë, bie në sy fjalori i përdorur nga Erion Braçe. Në një rast ai ofendon rëndë një qytetar/e, duke i shkruar:

Qytetari: Pa fije turpi me shave me rob dhe ma bere bllok. Fundrrin

Braçe: Hale si ty kane vertet mbiemrin qe meritojne; edhe nje here rracen dhe pa asnje mungese, hale!!

Qytetari: Nje zavendes kryeminister si ti

Në një rast tjetër, një vajzë pretendon se është ofenduar nga Erion Braçe, pasi ka komentuar për cilësinë e rrugëve në Lushnje. Ajo thotë se zv.kryeministri i hapur profilin dhe pasi i ka parë fotot, i përgjigjet: Më mirë se të frysh buzët para pasqyrës së telefonit është.

Zjarr Tv Ad