Furgoni del nga rruga në Qafë Muzinë, raportohet për 3 të vdekur dhe disa pasagjerë të plagosur

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Sarandë-Gjirokastër, në vendin e quajtur Qafa e Muzinës. Paraprakisht, bëhet me dije se tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

Në foton e mësipërme shihet se makina ka rënë në kanal, ndërkohë një grup njerëzish po bëjnë përpjekje për të nxjerrë personat që kanë mbetur brenda automjetit.

Nuk dihet se si është gjendja shëndetësore e tyre, ndërkohë që policia dhe zjarrfikësja janë nisur për në vendngjarje.

Zjarr Tv Ad