Artisti i njohur dhe shumë i dashur për publikun Julian Deda, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, lidhur me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vendin tonë, siç janë ato të dorëheqjeve, ku shkruan, “Keta qe japin doreheqjen nga deputetlleku pa dhene akoma asnje kontribut ne kete drejtim, me duken jo vetem pordhace dhe arrogante, por tregojne edhe nje mos-respekt per ata qe i dhane voten duke e shperfillur vullnetin e qytetareve”.
Postimi:
“Keta qe japin doreheqjen nga deputetlleku pa dhene akoma asnje kontribut ne kete drejtim, me duken jo vetem pordhace dhe arrogante, por tregojne edhe nje mos-respekt per ata qe i dhane voten duke e shperfillur vullnetin e qytetareve. Pra jane mbi 5000 vota personale, ca ne Lezhe, ca ne Tirane, te hedhura ne kosh te plehrave dhe kjo nuk eshte aspak normale.
Eshte tamam si te besh nje dasme, te therrasesh gjithe fisin tend dhe te gruas, ti besh ata te harxhojne nje hale me lek per te te bere dhurata dhe te nesermen te divorcohesh me pretekstin se nusja, me te cilen re ne dashuri, papritur u be njeri i keq direkt pas dasmes.
P.s. Nuk me interesojne fare arsyet se pse e kane marre kete vendim, mund te kene te drejte ose jo, kjo eshte ceshtje tjeter”, shkruan ai.