Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Dhjetëra forca policore të FNSH, Shqiponja, agjentë civile dhe Drejtues të Komisariatit të policisë së Sarandës janë duke zhvilluar aktualisht një operacion të madh policor.
Kërkimet po bëhen në lagjen numër 4 të Sarandës.
Operacioni mësohet se po vijon prej orës 18:00, ndërsa po bëhen disa kontrolle banesash.
Burime konfidenciale bëjnë me dije se operacioni është për goditjen e aktivitetit të shpërndarjes dhe trafikimit të drogave të forta.
Ende nuk ka detaje të tjera në lidhje me këtë aksion policie.