Mark Marku deklaroi se nuk do ta pranonte mandatin e deputetit, duke hedhur akuza mbi PD-në, për të cilën tha se po kthehej në parti interesash personalë.
Ndërkohë dorëheqja e Markut është komentuar edhe nga ish-deputeti Myslim Murrizi, i cili thotë se kjo dorëheqje është e njëjtë si djegia e mandateve të PD në vitin 2019. Ai akuzon Markun se nuk ka asnjë kontribut në PD, së bashku me Agron Gjekmarkajn, Flutura Açkën, Mesila Dodën, alfred Rushajn, shpëtim Idrizin dhe shumë nga deputetët e zgjedhur të PD.
Sipas tij, pjesë e grupit parlamentar të sotëm të PD janë disa spurdhjakë pushteti dhe vemje pa asnjë kontribut.
Postimi i plotë i Murrizit:
Doreheqia e Markut ,njelloj si doreheqiet ( djegia)nga mandatet ne shkurt 2019 te atyre qe mashtruan se nuk do lejonin zgjedhjet lokale, nuk do hynin ne zgjedhje me Ramen km dhe kerkonin Gjiknurin ne burg
Sot pothuajse te gjithe pranojne disa publikisht e disa neper dhembe se ishte GABIM FATAL qe i kushtoi humbjen ne zgjedhjet e 25 prillit PD
Nuk kam ndermend te merem me doreheqien e Markut as te Marqeve te tjere qe do te lene shume shpejt mandatin, por dua te bej nje krahasim mes dy grupeve parlamentare te PD
Grupi parlamentare i PD dale nga zgjedhjet e vitit 2017, u sulmua ne bllok nga e gjithe “tufa” qe sot gjysma jane deputet dhe gjysma kundra Bashes
U anatemua si grupi me i dobet, u lançuan si deputet pa nivel, u stigmatizuan si njerez pa vlera pa kontribute ne PD etj etj
Madje kjo histeri sulmesh filloi menjehere pas shpalljes se listes dhe vazhdoi gjate 30 diteve te fushates e pastaj humbja u faturua perberjes se grupit
Nje nder gojet qe nuk la gje pa thene per 43 deputetet e atij grupi, ishte edhe Marku
Por koha tregoi qe deputetet e atij grupi ( 2017) paskan qene shume FISNIK, me karakter e plot dinjitet sepse asnjeri prej TYRE nuk tha qofte edhe nje fjale per keta goje hale qe u futen ne liste ne 25 prill ne vend te ATYRE qe ju binden vendimit te partise dhe dorezuan mandatet e u flaken si “ armiq”
Mark Marku, Tomorr Alizoti, Belind Kelliçi, Kreshnik Çollaku, Agron Gjekmarkaj, Alfred Rrushaj, Seit Dollapi, Arben Ristani, Fatbardh Kadilli, Eno Bozdo etj , nuk lane gje pa thene per Valentina Duken, Romeo Gurakuqin, Fatbardha Kadiun, Nadire Meçorapajn, Anton Frrokun, Hekuran Hoxhollin, Klevis Balliu, Agron Shehajn, Endri Hasen, Lorenc Luken, Bardh Spahine, Izmira Ulqinakun, Xhemal Gjunkshin, Gent Strazimirin, Aldo Bumçin, Genc Pollon, Eduart Halimin, Astrit Velijan, etj
Po keta qe ishin deputet dhe sot nuk jane më pse nuk kane folur apo shkruar asnje fjale apo rresht per keta qe sot jane deputet ne vend te tyre???
Kjo tregon se sa larg jane me njeri tjetrin ne karakter moral dhe dinjitet grupi parlamentare i vitit 2017, me keta spurdhjake qe japin doreheqien pa u bere akoma deputet edhe pse prej 4 vitesh nuk lane gure e kusur, intrige e makinacion per te shkruar emrin ne listen e deputeteve, edhe pse kishin deklaruar qe nuj aspironin per tu bere deputet
Çfare kontributi ka ne Partine Demokratike nga viti 1991 por sidomos ne vitet qe PD ka qene ne opozite 1997-2005 dhe 2013-2017-2019-2021 sejcili prej ketyre qe eshte sot deputet por qe nuk la fjale te piste pa thene per deputetet e vitit 2017??????
Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj zero kontribut ne vitet 1997-2005, zero kontribut ne vitet 2013-2017
Bujar Leskaj dhe Fatjon Veizaj zero kontribut ne vitet 1991-1992, 1997-2005, 2013-2017, bile Bujari ne mars 1997 erdhi nen drejtor i pergjithshem i doganave nga Ben Malaj dhe komitetet e shpetimit duke hequr nga aty ish studentin e dhjetorit dhe modelin e zyrtarit korrekt e te ndershem te ndjerin Avdyl Matoshi te vrare nga bandat e pushtetit ne janar 1998
Çfare kontributi ka ne PD ne vitet 1997-2005 dhe 2013-2021 Flutura Açka, Bledion Nallbati, Kasem Mahmutaj, nr 2 dhe nr 5 ne qarkun Fier se nuk jua di asnje DEMOKRAT emrat???
Po Kreshniku qe nga viti 1999-2005 dilte çdo dite dhe shante me liber shpie DEMOKRATET si zedhenes i PDR?
Po Idrizi dhe Mesila qe kane qene pjese e qeverise Nano-Majko-Meta??
Po Alfred Rrushaj ,qe nga viti 1997-2005 ka qene nendrejtor i KESHIT me Alfred Paloken xhaxhane e Edit dhe Andis Harasanin si sekser dhe kryetar tenderash???
Po Tomorr Alizoti qe nuk e dinte se kur eshte krijuar PD dhe nga kush u krijua duke thene ne kuvend te PD se PD eshte krijuar ne vitin 1991 dhe nga te perndjekurit politik qe ne fakt ishin te gjithe ne burg ne dhjetor 1990????
Pjesa tjeter e grupit te sotem parlamentare jane ashtu siç tha deputeti i Korçes per disa drejtues te deges Korçe, demokrat pushteti ose me sakte jane hajdute te ndyre te administrates dhe pushtetit te viteve 2005-2013 qe ndikuan ne rrezimin e PD nga pushteti ne vitin 2013 dhe prej 8 vitesh iken si qen te pshurrur jashte e u rikthyen me bindjen se do ishin perseri ne pushtet e fiks ne karriket ku per 8 vjet rresht kishin vjedhur miliona, e tani do ikin perseri sepse kjo kategori nuk duron dot opoziten
Po pse duhet te kete ne PD spurdhjake te tille pushteti dhe vemje pa asnje lloj kontributi???
Po ish spiune sigurimi pse duhet te kete akoma ne grupin parlamentare te PD sot 31 vjet pas rrezimit te diktatures???
Nuk ka qark qe nuk ka spiune sigurimi si deputet te PD ne grupin parlamentare 2021.
E nese Basha do te kete kellqe ti detyroj te gjithe deputetet qe i perkasin datelindjes nga viti 1944 deri ne vitin 1974 te shkojne tek autoriteti i dosjeve te ish sigurimit te shtetit per te mare nje çertifikate per pastertine e figures, do kete gallate se numri i Marqeve qe do ikin si deputet do te jete rreth 20
E çfare i duhen keta me çengela ne hunde e qe kane ngrene çorben e prishur si deputet PD????
Qe te vjellin gjithe jeten???
Me mire te “vjellin “njehere e mire te gjithe se bashku sesa te kete “vjellje “te tipit te “ heroit” apo “ burre” me “ karakter” me “ dinjitet” “ parimore” e demek “ luftetare per demokraci”
POPULLI THOTE:
ME MIRE DJEPJA BOSH, SE SA DREQI BRENDA NE DJEPE
Dhe kur shoh disa hipkrito-spiuno-profesor qe postojne dhe shkruajne sikur do permbyset bota pas doreheqies se Markut, them me vete, sa e mbrojne njeri tjetrin mor aman dhe sa shume paskan qene????????
Ps: Per dijeni te atyre qe nuk besojne, po ju sqaroj se :Shqiperia nga viti 1948 kur u krijua struktura famekeqe e sigurimit deri ne janar 1991 kur nuk kishte më akses kjo tufe, ka patur 156 mij spiune sigurimi