Zbulohet ekipi i ri i Lulzim Bashës: Rikonfirmohet në detyrë Gazment Bardhi, Grida Duma dhe Tabaku nënkryetare të PD-së, ja kush do jetë kreu i Grupit Parlamentar

0
169
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e nesërme Partia Demokratike do të zhvillojë mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ku do të zgjidhet Kryesia e re e PD-së dhe do të caktohen drejtuesit e rinj të partisë.

Por duket se Basha e ka zggjedhur ekipin e tij të ri, pasi burime për Abcnews bëjnë me dije se kreu i PD ka takuar përfaqësuesit e rinj të partisë.

Mësohet se Basha do të rikonfirmojë Gazment Bardhin si Sekretar të Përgjithshëm të PD-së, ndërsa Alfred Rushaj do të marrë postin e nënkryetarit të PD dhe do të jetë Kreu i Grupit Parlamentar.

Grida Duma, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj do të jenë gjithashtu nënkryetarë të PD-së, ndërkohë që ky i fundit pritet të jetë edhe nënkryetar i Parlamentit.

Zjarr Tv Ad