I dehur me 36 pasagjerë në autobus, bie në pranga shoferi…

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shofer i linjës Korçë-Tiranë, është vënë në pranga nga policia, pasi po drejtonte autobusin me 36 udhëtarë në gjendje të dehur.

Policia bën me dije se ai është arrestuar, pas marrjes së një telefonate nga një qytetar, i cili denoncoi se 56-vjeçari po kryente manovra të rrezikshme në rrugë.

Efektivët kanë ndaluar mjetin në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë. Pas kontrollit të dokumentacionit dhe kryerjes së testit të alkoolit drejtuesit të mjetit, shtetasi A. M.,  rezultoi se po drejtonte autobusin nën efektin e pijeve alkoolike në masën 0.75 mg/l.

Në vijim të veprimeve procedurale, nga strukturat e lartpërmendura u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 56-vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad