Vjosa Osmani për afganët: Treguam se i kemi hapur jo vetëm dyert, por edhe zemrat tona…

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për mediat pas ardhjes së rreth 100 refugjatëve afganë në Kosovë. Ajo ka thënë se të ardhurit janë ish të punësuarit të aleatëve në Afganistan dhe familjarë të tyre.

“Treguam se i kemi hapur jo vetëm dyert por edhe zemrat tona. Si njerëz që kemi qenë viktima të pushtetit gjenocidal i kuptojmë çfarë do të thotë të ikësh nga shtëpia jote. Do të bashkëpunojmë me aletatët në mënyrë që kjo tragjedi paqësore të pakësohet dhe mënyrë që ata të ndihen më të sigurt”, ka thënë ajo.

Refugjatë të tjerë pritet të mbërrijnë në vend, ndërkohë që Ministri i Brendshëm ka deklaruar se Kosova mund të presë deri në 2 mijë refugjatë afganë. Në pritje të tyre do të jenë liderët shtetërorë.

SHBA-të kanë shprehur falënderimin e tyre për pritjen që u bëhet refugjatëve nga Kosova dhe Shqipëria.

Zjarr Tv Ad