Spartak Ngjela për Sherif Merdanin: Sakrifikoi për lirinë dhe u burgos rëndë nga tirania Hoxha, shko miku im drejt qiejve, të shohësh atdheun që i këndove

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokat Spartak Ngjela shkruan një mesazh të ndjerë për ndarjen nga jeta të “Mjeshtrit të Madh” Sherif Merdani. Ai thotë se këngëtari ishte miku dhe bashkëshoqëruesi i rinisë së tij, i cili u burgos rëndë nga tirania Hoxha sepse donte të çlironte rininë e Shqipërisë nga terri.

” Ti jetove një jetë të madhe, Sherif Merdani, u sakrifikovë për lirinë, këndove me talent të madh e me përkushtim për lirinë shpirtërore të popullit tënd; dhe tani, shko, miku im, drejt qiejve që prej andej ta shohësh atdheun, të cilit i këndove me talent dhe pasion të madh për të larguar terrin tiranik qe i kishte dhunuar shpirtin e lirë popullit të tënd.”

Mesazhi i plotë i Spartak Ngjelës:

Dje u nda nga jeta një njeri shumë i dashur për tri breza shqiptarësh: këngëtari i madh dhe një njeri i një jete të madhe – Sherif Merdani.

Ishte miku im, bashkëshoqëruesi i rinisë sime, por jo vetëm: ai ishte një njeri i veçantë, humanist, artist dhe këngëtar i madh që i dha një kënaqësi të tejme popullit dhe veçanërisht rinisë shqiptare bash në një çast historik vuajtjesh dhe tregjedie kombëtare.

Ai këndoi për të sjellë lirinë shqiptare, ai u burgos rëndë nga tirania Hoxha pse donte të çlironte rininë e Shqipërisë nga terri që i kishte ndërkallur në shpirt tirania e egër; dhe ai këndoi kudo, derisa kënga e tij ia arriti të mbijetojë me zulm kundrejt ligësisë së së vdekur të Enver Hoxhës…

Ti jetove një jetë të madhe, Sherif Merdani, u sakrifikovë për lirinë, këndove me talent të madh e me përkushtim për lirinë shpirtërore të popullit tënd; dhe tani, shko, miku im, drejt qiejve që prej andej ta shohësh atdheun, të cilit i këndove me talent dhe pasion të madh për të larguar terrin tiranik qe i kishte dhunuar shpirtin e lirë popullit të tënd.

Në shekuj do të jetojë kujtimi sublim i këtij këngëtari të madh.

Spartak Ngjela, 30 gusht 2021.

Zjarr Tv Ad