Bukë, kripë e zemër/ Edi Rama intervistë për BBC: Nëse afganët duan, ata mund të rrinë përgjithmonë…

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një intervistë për BBC, Kryeministri Edi Rama, ka folur në lidhje me strehimin e afganëve në vendin tonë. Rama tha se ne jemi të ftuar t’i mbajmë përkohësisht, por nëse ata duan të rrinë më gjatë, mund ta bëjnë këtë gjë.

Pjesë nga intervista:

Kjo është ajo çfarë thonë ata, ne jemi ftuar që t’i mirëpresim përkohësisht më pas ata do të dërgohen drejt SHBA-së. Me kaq shumë njerëz që po aplikojnë për vizë amerikane, kemi kuptuar se do të duhet të qëndrojnë më gjatë tek ne. Nëse duan të qëndrojnë përgjithmonë, mund ta bëjnë këtë gjë.

 Çfarë po bën Shqipëria për t’u siguruar atyre gjëra që u duhen?

 30 vite më parë ishim ne afganët që përpiqeshin t’i largoheshin ferrit të tyre që të mbërrinin në brigjet italiane. Dhimbja, ankthi dhe e panjohura ka qenë e njëjtë. Jemi të prirur ta bëjmë këtë gjë sepse kjo na nderon ne vetë, traditën dhe historinë tonë. Ne u detyrohemi fëmijëve tanë për këtë. Ne nuk jemi vend i pasur por kemi mjaftueshëm për të ndarë me këta njerëz. Ne do të jemi bashkë. Ne nuk jemi vetëm, këtu ka shumë organizata, ju përmendët vetëm një, por ka dhe shumë të tjera.

 Ju përmendët dhe e pranuat që Shqipëria nuk është një vend i pasur, a po merrni ndihmë nga vendet e tjera?

 Nga vendet më të pasura the? Jo, po mbështetemi vetëm tek bashkëpunimi me njerëzit që kanë zemër të pasur. Mesa duket është një numër i konsiderueshëm nga Britania e vende të tjera që duket se e kanë zemrën e madhe. Kemi një shprehje këtu tek ne, bukë, kripë e zemër, nuk do tu mungojë kjo gjë nga ne. 500 mijë vëllezër e motra nga Kosova erdhën tek ky vend kaq i vogël. Aso kohe ishim më të varfër dhe ja ku jemi. U pasuruam në shpirt dhe mësuam se në këtë jetë kujtesa është shumë e rëndësishme.

Zjarr Tv Ad