Në të gjithë vendin shkollat e arsimit parauniversitar, kanë hapur dyert përt të pritur nxënësit, që dëshirojnë të bëjnë disa klasa plotësuese. Në një intervistë për Fax News, drejtoresha e shkollës Dora d’istria Etleva Hysenaj, ka dhënë detaje në lidhje me procesin, dhe me lëndët që do të përsëriten.
Ajo tha se për klasat nga 2-5 do të zhvillohen orë përsëritëse për lëndët e gjuhës dhe matematikës, ndërkohë që për klasat nga 6-9 do të zhvillohen orë përsëritje edhe për gjuhën e huaj. Sipas Hysenajt, në ditën e parë të nisjes së këtij procesi, ka parë një interes të madh të nxënësve për t’u rikthyer në shkollë.
Nga ana tjetër, ajo foli dhe për vaksinimin e detuyrueshëm të stafeve, ku tha se në insitucionin që ajo drejton rreth 80% e mësuesve, kanë kryer procesin e plotë të vaksinimit me dy doza.
“Mësimi plotësues është për klasat nga 2-9, për klasat fillore mësimi i përsëritjes është për matematikë dhe gjuhë shqipe, ndërsa në klasat 6-9 do të ketë mësim përsëritje për lëndët gjuhë shqipe dhe matematikë, si dhe për gjuhët e huaja. Oraret u janë bërë të ditura prindërve, dhe nisin në orën 08:00 të mëngjesit, dhe do të vazhdojnë deri në 10:00 ose në 11:00, në varësi të programit që kanë ndërtuar mësuesit.
Hyrja në shkollë do të bëhet me distancim 1.5 metra, fëmijët duhet të jenë të pajisur me maska, dhe secili do të kalojë në tunelin e dizinfektimit. Ka pasur një interesim të madh të nxënësve, për t’u rikthyer në shkollë, është rreth 60 % e nxënësve që kanë ardhur për mësimin plotësues, interesimi ka qenë i kënaqshëm.
Kjo periudhë përsëritëse ishte e nevojshme, në mënyrë që të nisim si duhet vitin e ri akademik të ardhshëm. Në bazë të të dhënave që ne kemi 80% e stafit i ka bërë të dyja dozët e vaksinës, dhe pjesa tjetër ka nisur aplikimin e dozës së parë. Brenda 30 shtatorit do të kemi përfunduar besoj të gjithë procesin”, u shpreh Hysenaj.