As ministër, as sekretar, as kryetar Kuvendi/ Erion Braçe bën të shkujdesurin para gazetarëve, mban syzet edhe pse s’ka diell

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Erion Braçe në rastin më të mirë (nëse votohet nga asambleja) do të jetë vetëm anëtar kryesie në PS, pas një katërvjeçari ku shërbeu si zëvendëskryeministër, e ku hodhi qindra firma në mbledhjet e qeverisë, ku Edi Rama nuk dënjonte as të shkonte.

Ai u shfaq sot në mbledhjen e Asamblesë Socialiste me syze dielli, edhe pse dielli brenda ambienteve të Pallatit të Kongreseve, nuk ka sesi depërton. Nuk u ndal që të përshëndeste gazetarët siç bënë kolegët e tij, e padyshim nuk pranoi as të bënte ndonjë koment pavarësisht interesimit të tyre.

Pas 30 vitesh në PS, si një prej anëtarëve më të hershëm të Kuvendit, Braçe duket se nuk ka bindur dot Ramën për t’i besuar ndonjë post ministror, e tashmë do të jetë vetëm si ligjvënës në Kuvend, duke përfaqësuar zonën e Divjakës.

Zjarr Tv Ad