Gjekmarkaj “masakron” ministrat e Ramës: Qeveria si harem politik, emra qesharakë e të urryer! Shqipëria meriton më shumë

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i zgjedhur në Lezhë në listën e PD, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas prezantimit të qeverisë së re “Rama 3”.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Gjekmarkaj qeverinë e re e ka qujatur “harem politik” dhe një tallje me shqiptarët.

Sipas demokratit, emrat e ministrave të rinj, janë banalë dhe mjeranë.  Gjekmarkaj thekson se Edi Rama ka vendosur njerëz pa “shtyllë kurrizore” dhe pa CV, që s’i sipas tij nuk i njeh as fisi i vet.

Postimi i plotë:

Një ditë sulltani senil e haremi i tij politik , enuket, kardashleret, frota e skota do ikin fshehurazi nga ky vend me një karrocë të veshur tebdil !

E patë qeverinë e re që doli nga zgjedhjet e vjedhura e patë?! Thjesht banale, e mjerë, një tallje me shqiptaret dhe Partinë Socialiste! Qeveria si një harem politik me ish-ministra qesharak e të dështuar, të akuzuar e të urryer, pa shtyllë korrizore, pa CV, me anonimë që nuk i njeh as fisi i vet ku të gjithë bashkohen në një gjë, në nënshtrimin pa kushte ndaj padronit Edi Rama!

Kishte një mburrje, një fryrje nga puthadorët politik e mediatik që thonin tani do e shikoni Edi Ramën, me intelektualë, me akademikë, me personalitete nga diaspora e Kosova do e bëjë qeverinë! hahahahahah!

Rama ku i duron intelektualet, akademiket , profesionistet, thjesht i urren se është i paditur përballë tyre, arrogant përballe etikes, intolerant ndaj ideve! Ai do lotë, qarje, qurravitje, bindje, servilizëm, lëvdime, ushtarë që vrapojnë me dihamë!  Ja akademikët e tij Ulsiu Bora, Elisa, Ahmetej etj etj !

E patë mor aman, Ahmetaj zëvendës, Olgerta, Elisa, Mirela, Ikonomi, Ulsiu i komisioneve të turpshme tek drejtësia , Çuçi të cilit i ka vdekur në dorë rëndi publik, ku krimi sundon realisht vendin, Nikua, e ca të panjohura që nuk dimë ç’janë që nuk kemi ç’themi se nuk dihet se nga ç’ qoshe i nxorri

Po nuk mund të ishte ndryshe një qeveri që rrëmben zgjedhjet. Një shpurë qyqaresh pa krenari pa asnjë karizëm apo profesion! Ata janë përdorur  për krim zgjedhor e atentate ndaj kushtetutës ndaj u shperblyen. Partia socialiste nuk ekziston më ! Ajo është thjeshtë një pronë private e Edi Rames së cilës po tenton me sukses ti japë formën e bandës! Opozita do të jetë aty, përballe, fort përballe qeverisë së korruptuar e votave të vjedhura, përballe këtij turpi, përballe kësaj lecke me emrin qeveri !

Shqipëria meriton më shumë! Shqipëria ka gra e burra dinjitoz për ta qeverisur jo sharlatanë! Dikur të tillë kishte edhe PS e cila nuk ekziston më! Pafytyrësia e Rames sot arriti kulmin kur tha që të afërmit e pushtetarëve nuk duhet të marrin pushtet, drejtoret të mos rrethojnë deputetet, kur ndodh e kundërta, ku administrata është e gjitha taraf rilindas e totalisht politike! Ai bën atë që bën gjithmonë me njëfarë suksesi gënjen pastaj prape gënjen dhe ndërton një kullë të madhe si ato të oligarkëve kat pas kati veç me rrena !

Shqipërinë e ka ndarë në zona influence për të gjithë ata që rrëmbyen zgjedhjet! Ata marrin tendera, toka ne bregdet, ata ndërtojnë, ata emërojnë , ata dërgojnë kukullat e tyre në qeveri! Një ditë sulltani senil e haremi i tij politik , enuket, kardashleret, frota e skota do ikin fshehurazi nga ky vend me një karrocë të veshur tebdil ! Shqiptaret raportin më te keq e kanë me talljen!  Sot ai talli të madh e të vogël !

Zjarr Tv Ad